MENU
klinika

Ndryshime 'delikate'

Facebook ndryshon logon

21.09.2023 - 11:46

Përdoruesit e rrjetit social Facebook të kompanisë mëmë Meta janë zgjuar me disa ndryshime të vogla në platformë.

Kjo pasi Facebook ka marrë një logo të rifreskuar.

Në thelb logoja është saktësisht e njëjtë me atë të fundit, përveçse ngjyra blu është më e errët dhe shkronja e vogël “f” ka disa ndryshime delikate.

“Synimi ynë ishte të krijonim një dizajn të rifreskuar të logos së Facebook-ut që të ishte më e guximshme, ‘elektrike’ dhe e përjetshme”, ka shkruar Meta në një postim të mërkurën.

Ndryshime në logo siç shihet ka pasur edhe në logon e veçorisë “home” në këtë platformë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Skandalet me publikimin e të dhënave dhe jo vetëm…

Dështimet më të madha teknologjike të vitit 2021

Falënderimi i Zuckenberg

Facebook mbush 16 vjeç!