MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Ngërçe të shpeshta, dobësi, tension të lartë…çfarë paralajmërojnë këto shenja

21.09.2023 - 11:57

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Ngërçe të shpeshta, dobësi, tension të lartë…çfarë paralajmërojnë këto shenja

Mjeku: Kur mendon për lëndët ushqyese që duhet të marrësh çdo ditë, mendja të shkon menjëherë tek vitamina D, hekuri apo edhe kalciumi. Një mineral i rëndësishëm që nuk ju shkon mendja? Magnezi.

Magnezi është një mineral shumë i rëndësishëm dhe përfshin më shumë se 600 reaksione kimike në trup. Problemi është se, një person zakonisht merr vetëm 50-66% të magnezit që i nevojitet çdo ditë. Pse? Sepse pjesa më e madhe e njerëzve nuk konsumojnë mjaftueshëm ushqime të pasura në magnez, si perimet e gjelbra, frutat e thata, farat dhe thjerrëzat – dhe konsumojnë më shumë ushqime të përpunuara, ku magnezi humbet gjatë procesit të përpunimit.

Shenjat që paralajmërojnë se nuk po merrni mjaftueshëm magnez.

Ndiheni të plogësht
Magnezi ju ndihmon të ndiheni energjikë duke bashkëpunuar me enzimat brenda qelizave për të prodhuar energji. Duke qenë se nuk është e lehtë për të matur magnezin në gjak, mungesat ose mangësitë shpesh mbeten të padiagnostikuara.

Mund të ndiheni të lodhur si pasojë e disa shkaqeve, si pagjumësia ose mungesa e aktivitetit fizik, dieta dhe gjendje të ndryshme shëndetësore. Por, nëse lodhja vazhdon dhe përjetoni edhe simptoma të tjera, që do t’i gjeni më poshtë, duhet të bëni një vizitë mjekësore.

Ngërçe muskulore
Ngërçi është një tkurrje e fortë dhe e dhimbshme muskulore. Mund të ndodhë në çdo moment të ditës por janë më të shpeshtë natën ose në qetësi. Ilaçe të caktuara, gjendje mjekësore, stërvitja për një kohë të gjatë ose mbajtja e një pozicioni të caktuar për një periudhë të gjatë mund të rrisë rrezikun për ngërçe muskulore.

Nëse i përjashtoni këta faktorë, mund të keni edhe mungesa në lëndë ushqyese. Magnezi ndihmon në mirëfunksionimin e muskujve dhe nervave duke transportuar kaliumin dhe kalciumin në të gjitha qelizat, një proces i cili është i rëndësishëm për kontraktimin e shëndetshëm të muskujve.

Keni tension të lartë të gjakut
Studime të ndryshme sugjerojnë se magnezi ka një rol të rëndësishëm në shëndetin e zemrës, përfshirë edhe tensionin e gjakut. Gjatë një studimi, njerëzit që morën mesatarisht 368 miligramë magnez çdo ditë për 3 muaj pësuan rënie të tensionin të gjakut. Kjo lidhje, sepse ekspertëve, mund të ketë të bëjë me efektin e magnezit në uljen e inflamacionit.

Keni nivele të ulëta të vitaminës D
Magnezi ndihmon në aktivizimin e vitaminës D. Madje, të gjitha enzimat që përpunojnë vitaminën D duket se kërkojnë magnez.

Kjo është shumë e rëndësishme: Studimet kanë treguar se rreth 42% e amerikanëve nuk marrin mjaftueshëm vitaminë D, që shumë e rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar, shëndetit të zemrës dhe kockave.

Dobësim të kockave
Rreth 50-60% e magnezit ruhet në kocka, prandaj edhe një mungesë e lehtë e magnezit për një kohë të gjatë mund të ndikojë në humbjen kockore dhe në përgjithësi në shëndetin e kockave.

Duke qenë se mosmarrja mjaftueshëm mund të ndikojë edhe në nivelet e vitaminës D, mungesa e magnezit mund të çojë edhe në zhvillimin e osteoporozës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çdo gje që duhet të dini

Operacioni për heqjen e tëmthit?!