MENU
klinika

24-vjeçari sapo pa Valter Fjerzën e qëlloi me armë

Ekzekutimi i 33-vjeçarit/ Shpallen në kërkim 5 persona

22.09.2023 - 11:08

Policia e Shkodrës ka zbuluar detaje të reja nga krimi që tronditi Shkodrën mbrëmjen e së enjtes (21 shtator), ku 33-vjeçari Valter Fjerza u ekzekutua me kallashnikov.
valter fjerza3

Sipas uniformave blu, vëllai i viktimës Kolë Fjerza është konflikuar me 5 persona jashtë një lokali në fshatin Hot i Ri.

Pas konfliktit, drejt vendit të ngjarjes është afruar me automjet 33-vjeçari Valter Fjerza dhe sapo 24-vjeçari Klodian Mihlli e ka parë, dyshohet se ka qëlluar disa herë me kallashnikov.

Policia ka shpallur në kërkim Klodian Mihllin, autori i dyshuar i ngjarjes, dhe 4 personat e tjerë të përfshirë në konflikt me vëllain e viktimës, konkretisht shtetasit me iniciale A. M., 23 vjeç, P. M., 22 vjeç dhe L. M., 20 vjeç, të gjithë banues në fshatin Hot i Ri, si dhe shtetasi E. D., 38 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”.

Policia gjeti dhe sekuestroi me cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë që dyshohet se e posedonte 24-vjeçari Klodian Mihlli dhe 3 gëzhoja që u gjetën në vendngjarje.

Blutë vijojnë kërkimet intensive për kapjen e 5 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për gjetjen e armës me të cilën është kryer vrasja.

Njoftimi i policisë:

Policia identifikon dhe shpall në kërkim 24-vjeçarin që dyshohet se qëlloi me kallashnikov, në drejtim të automjetit me drejtues 33-vjeçarin.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 4 shtetas të tjerë, të dyshuar të përfshirë në konflikt.

Gjenden dhe sekuestrohen një armë zjarri pistoletë që dyshohet se e posedonte 24-vjeçari dhe 3 gëzhoja që u gjetën në vendngjarje.

Si rezultat i punës intensive hetimore, të kryer nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmë, rreth orës 21:48, në fshatin Hot i Ri, ku për shkak të një konflikti të çastit, u vra me armë zjarri kallashnikov, shtetasi V. F., është bërë e mundur zbardhja e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimi i shtetasve të përfshirë në të.

Në vijim të veprimeve procedurale, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. M., 24 vjeç, A. M., 23 vjeç, P. M., 22 vjeç dhe L. M., 20 vjeç, të gjithë banues në fshatin Hot i Ri, si dhe shtetasi E. D., 38 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se këta 5 shtetas janë përfshirë në një konflikt të çastit, për motive të dobëta, jashtë një lokali në fshatin Hot i Ri, me vëllanë e 33-vjeçarit, shtetasin K. F., 35 vjeç.

Pas konfliktit, drejt vendit të ngjarjes është afruar me automjet, shtetasi V. F. Sapo ka parë automjetin, shtetasi K. M. dyshohet se ka qëlluar disa herë, me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të 33-vjeçarit, i cili për pasojë, mbeti i vrarë.

Policia gjeti dhe sekuestroi me cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë (dyshohet në posedim të shtetasit K. M.) dhe 3 gëzhoja që u gjetën në vendngjarje.

Vijojnë kërkimet intensive për kapjen e 5 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për gjetjen e armës me të cilën është kryer vrasja, si dhe vijojnë hetimet e thelluara për të individualizuar përgjegjësinë penale për këtë rast.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN