MENU
klinika

“Kam pasur telefonata”

Rrëfehet Alma Kaçi, flet për video-skandalin me Gjicin: Uroj që djali im të mos e shohë videon

23.09.2023 - 18:32

Alma Kaçi e përfshirë në video-skandalin me ish-kryebashkiakun Safet Gjici, i ka kërkuar ndihmë shtetit. Në një intervistë për emisionin ‘Breaking’ në Top News, Kaçi ka deklaruar se e gjithë barra, po i bie djalit të saj 12 vjeç. Duke folur për videon, Kaçi ka theksuar se uron që djali i saj të mos e shoh videon.

“I drejtohem shtetit. Unë jetoj vetëm më djalin që e kam vetëm 12 vjeç, i ka rënë e gjithë barra atij. Kam pasur telefonata. E kam shkëputur nga rrjetet sociale, e kam çuar në shkollë. I kam thënë vetëm se kam pasur një problem në punë. Uroj të mos e shohë videon. Për punën do e vazhdoj, është i vetmi profesion që di të bëj, gazetaria investigative”, tha Kaçi.

Alma Kaçi dhe Safet Gjici u arrestuan më 24 qershor pasi akuzohen për korrupsion. Ne një video të publikuar në media, Alma Kaçi dhe Safet Gjici kryejnë marrëdhënie brenda zyrës së Kryetarit të Bashkisë Kukës, e më pas flasin për favorizim në një tender për sterizilimin e qenve.