MENU
klinika

Znj. Evis Kushi uron 1 Tetorin

“Nga sot 767 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja e pensionit në masën 8.6%”

01.10.2023 - 20:25

1 tetori është shënuar si dita ndërkombëtare e të moshuarve, dita që në Shqipëri përkon edhe me lajmin e mirë e rritjes së pensioneve për 767 mijë pensionistë të të gjitha kategorive në masën 8.6 %.

Me këtë lajm të mirë ka zgjedhur të urojë ditën e të moshuarve Deputetja e Partisë Socialiste, njëkohësisht dhe nënkryetarja e komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik znj. Evis Kushi.

“Sot në Ditën Botërore të të Moshuarve, e cila përkon me rritjen e pensionit në masën 8.6% për mbi 767 mijë pensionistë të të gjitha kategorive, ju urojmë jetë të gjatë dhe shëndet, me mirënjohje për kontributin tuaj në familje dhe shoqëri! “