03.10.2023 - 12:18
U përfol se ata do të martoheshin në verë, por si duket kanë preferuar stinën e vjeshtës. Po flasim për çiftin e dashur Venera Lumani dhe Lindi Islami të cilët thuhet se më në fund do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë këtë fund javë më 7 tetor.
Këtë e kanë bërë me dije burime për revistën “Who”.
Ceremonia do të zhvillohet në mjediset e një hoteli në bregdet por asnjë nga artistët nuk ka bërë ende publike ndonjë detaj më shumë nga ceremonia e tyre.
“Fund shtatori, fillim tetori do bëjmë diçka të vogël që me siguri do të bëhet e madhe”- tregoi Venera më herët në lidhje me dasmën duke mos dhënë më shumë detaje në “Ftesë në pesë”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Venera Lumani ju tregon më tepër…
Një tjetër dasmë “VIP” në horizont?
Pas 10 vitesh lidhje
Venera Lumani dhe Lind Islami japin lajmin emocionues
Propozim romantik për martesë