MENU
klinika

“Kemi të dhëna nga Europol!"

Ministri Balla paralajmëron: Do të përjashtohet çdo efektiv që…

04.10.2023 - 10:42

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka paralajmëruar se çdo efektiv që ka pasur akses në EncroChat apo SkyECC do përjashtohet nga Policia e Shtetit.

Balla theksoi se, ashtu siç ndalohet rreptësisht që një punonjës i Policisë së Shtetit të ulet në kafe apo restorant me person me precedentë kriminal, e njëjta gjë vlen edhe për takimet virtual me botën e krimit.

“Çdo punonjës policie shteti që rezulton që ka pasur akses në rrjetet e komunikimit qoftë EncroChat apo SkyECC do përjashtohet nga Policia e Shtetit edhe nëse në atë komunikime rezulton se s’ka aktivitet kriminal. Vetëm fakti që ka aksesuar në një rrjet të tillë, por lidhet ne kodin etik”, u shpreh ai.

Ndërsa shtoi se së shpejti do të kemi zhvillime, pasi sipas ministrin, SPAK po zhvillon hetime mbi bazën e të dhënave nga Europol.

Taulant Balla: “Kemi një numër efektivësh policie të arrestuar, një polic kufitar në Durrës rezultoi se kishte lejuar të kalonte një person që ishte në alarm të kuq për shkak të një aktiviteti kriminal. Ai iu është vendosur në dispozicion të drejtësisë.

Është një nga çështjet më të rëndësishme. Ka pasur dhe ka punonjës policie që rezultojnë të përfshirë ose në kontakte me botën e krimit. I kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe atij të Agjencisë Mbikëqyrjes Policore, që të kemi informacionin.

Çdo punonjës policie shteti që rezulton që ka pasur akses në rrjetet e komunikimit qoftë EncroChat apo SkyECC do përjashtohet nga Policia e Shtetit edhe nëse në atë komunikime rezulton se s’ka aktivitet kriminal. Vetëm fakti që ka aksesuar në një rrjet të tillë, por lidhet ne kodin etik.

Ndalohet rreptësishtë që një punonjës i policisë së shtetit që të ulet në kafe, restorant me person me precedentë kriminal, kjo vlen edhe për takimet virtual me botën e krimit. Ky kod etik do të zbatohet për të gjithë.

SPAK po zhvillon hetime mbi bazën e të dhënave nga Europol, besoj se së shpejti do të kemi zhvillime, jo vetëm do të vetëpastrohet policia, por edhe vetë shoqëria.”

Ministri Balla theksoi se do të krijohet një strukturë e re brenda Policisë së Shtetit, Forcën Kombëtare të Sigurisë Publike, e cila “do të riparojë efikasitetin e policisë në nivel vendor”.

Taulant Balla: “Mbi bazën e të dhënave të këtij vettingu të ri në Policinë e Shtetit të krijojmë një strukturë të re brenda në policinë e Shtetit, lidhet me nevojë për të reformuar disi Forcën e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Do të kemi një Forcë Kombëtare të Sigurisë Publike, sipas modeleve të disa vendeve, do të riparojë efikasitetin e policisë në nivel vendor.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN