MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë ndodh në trupin tonë kur vuajmë nga konstipacioni?

04.10.2023 - 11:38

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë ndodh në trupin tonë kur vuajmë nga konstipacioni?

Mjeku: Konstipacioni shpesh është rezultat i konsumit të tepërt të fibrave, mos pirjes së mjaftueshme të ujit ose qëndrimit ulur për një kohë të gjatë, por në disa raste fajtor mund të jenë mjekimet, ndryshimet hormonale etj.

Sikleti në stomak dhe dhimbja e barkut, shpesh janë efektet anësore më të zakonshme të konstipacionit, por nuk janë të vetmet që mund të hasni.

Mund të shpërtheni në djersë dhe të ndiheni të trullosur
Edhe pse jo të gjithë mund të ndjejnë këto simptoma, ato mund të shfaqen kur ngacmohet nervi vagus (ky nerv prek çdo organ në trup).

Sforcimi për të dalë jashtë mund të irritojë nervin vagus, duke shkaktuar një ngadalësim të rrahjeve të zemrës dhe rënie të presionit të gjakut.

Kjo mund të zvogëlojë përkohësisht rrjedhjen e gjakut në tru dhe t’ju bëjë të ndiheni të trullosur dhe të shpërtheni në djersë.

Mund të mos keni shumë energji
Një simptomë tjetër është ndjenja e plogështisë ose letargjisë. Kombinimi i dhimbjeve dhe fryrjes së barkut padyshim që mund t’jua ulë energjinë.

Nuk keni oreks
Kur sistemi trëtes nuk mund të nxjerrë mbetjet, rektumi dërgon mesazhe në stomak dhe tru për të ngadalësuar zbrazjen e stomakut, duke shkaktuar ngopje të zgjatur pas vakteve.

Mund të ndjeni të përziera
Kjo të bëjë me të njëjtët faktorë që shkaktojnë humbje të oreksit. Pra, nëse nuk jeni vërtetë të uritur dhe gjithsesi përpiqeni të hani, mund të ndjeni të përziera. Për këtë arsye, një nga efektet anësore të kapsllëkut kronik mund të jenë edhe të vjellat.

Ndiheni të fryrë
Therje e mprehtë dhe një bark i fryrë janë shenjat dalluese më tipike. Therjet vijnë nga shtrëngimi i trupit në përpjekje për të nxjerrë mbetjet, por gazi i bllokuar në zorrën e trashë, mund të shkaktojë fryrje.

Mund të keni dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës
Nuk është e pazakontë që ky shqetësim të ndihet edhe në pjesën e poshtme të shpinës, krahas pjesës së barkut.

Mund të keni hemorroide
Hemorroidet, ose venat e fryra në pjesën e poshtme të rektumit, janë një tjetër efekt anësor i zakonshëm i kapsllëkut kronik.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.