MENU
klinika

Prindërit akuza: I kanë injektuar mbidozë narkoze

E rëndë në Tiranë/ 3-vjeçari ndërroi jetë pas vizitës tek dentisti

05.10.2023 - 12:05

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet tre ditë më parë, ku një 3-vjeçar ka ndërruar jetë pas vizitës te një klinikë dentare.

Prindërit e 3-vjeçarit kanë denoncuar në polici një klinikë private në rrugën e Kavajës, ku e kishin dërguar djalin për disa ndërhyrje te dhëmbët.

Sipas dëshmisë së tyre, të miturit i është bërë anestezi totale dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave, kanë marrë fëmijën dhe janë larguar drejt banesës.

Por pas disa orësh, vogëlushi ka shfaqur probleme shëndetësore dhe ka ndërruar jetë 3 ditë më vonë në spital.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin R. Xh., 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. S. se shtetasi R. Xh. ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar të shtetasit B. S., i cili pas mjekimit në këtë klinikë ka shfaqur komplikacione dhe pas 3 ditësh, ka humbur jetën, në spital”, ka njoftuar policia.