Sot, ne resortin Grand Blue Fafa , filloi zyrtarisht edicioni i 38 per meshkujt dhe i 28 per femrat e gares ekipore te Champions league, ku tavolinat u ngulen 84 ekipe meshkujsh dhe 26 ekipe femrash. Nje rekord persa i perket pjesemarrjes!
Pa asnje diskutim nivel tejet i larte, i gershetuar me shahistet me te mire, ata me me pervoje dhe shahistet e rinj, qe synojne qe te bashkangjiten me te mireve ne te ardhmen! Gjithsej do te zhvillohen 7 ture. Pretendente per ta fituar sipas parashikimeve jane ekipet ” Superchess” , “Novibor” , ” Asnieres- Le Grand Eqipue” , “Offerspill Sjakklubb ” e shume te tjere ne seksionin e meshkujve, dhe ekipet “Monte Carlo” , ” Superchess” , “Ukraine”, ” Garuda Ajka” dhe potencialisht edhe ekipi yne shqiptar, ” Teuta” ne seksionin e femrave! Ne diten e pare ra ne sy mungesa e nr.1 te botes Magnus Carlsen dhe ish- kampionit te botes Viswanathan Anand, per shkak te shortit relativisht te lehte.
Pritet me shume interes paraqitja e tyre ne turin e dyte, pasi te shumte ishin ata qe erdhen per te ndjekur nga afer 2 nga figurat me te shquara te shahut boteror! Ky tur nuk pati surpriza, por per ekipet kryesore kjo ishte nje nxemje e mire perpara betejave qe vijne!
I mbyllim keta rreshta me nje fakt te bukur, qe eshte edhe shqiptare: shahistja Ailin Ndreko qe luan me nje ekip me ish- kampionen e botes Antoaneta Stefanova, arriti fitoren e pare dhe njekohesisht eshte shahistja me e re e ketij turneu te jashtezakonshem ne moshe 11- vjecare!
Kristaq Andoni
achf.arg.al/Konica.al