MENU
klinika

“Zgjerimi me Ballkanin Perëndimor përparësi kyçe”

Varhelyi: Vijmë me një plan të ri ekonomik

06.10.2023 - 14:50

Komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Oliver Varhelyi nga konferenca në kuadër të punimeve për ministerialin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, deklaroi se BE vjen me një plan të ri ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Varhelyi theksoi se ky plan ka si synim përshpejtimin e integrimit ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që ky integrim të vijë përpara se të ndodhë anëtarësimi.

“Kemi folur për valën e zgjerimit dhe cila është mënyra më e mirë për t’u përgatitur, Komisioni do sjellë një plan të ri për rritjen që do të ketë për synim përshpejtimin e integrimit ekonomik dhe do të ketë synim për Ballkanin Perëndimor që këto vende të integrohen edhe përpara se të ndodhë anëtarësimi. Me anën e këtij plani përshpejtojmë edhe programet e tyre ekonomike që të shikojmë rezultate të prekshme. Ne jemi të gatshëm të bëjmë edhe më shumë. Europa është këtu për të kontribuar por duhet që edhe rajoni të tregojë rezultatet e veta,” tha komisioneri Varlehyi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Lajm i mirë për Shqipërinë”

Oliver Varhelyi: Anëtarësimi në BE po ndodh