“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Kush preket me shumë nga infeksionet mykotike?
Mjeku: Nuk ka një rregull të mirëfilltë, por si çdo infeksion tjetër, mundësia e marrjes është më e madhe në jetën kolektive (fëmijët e kopshteve, ushtarët etj), në ambientet publike (plazhet dhe sidomos pishinat), dhe në ambientet familjare (sendet e përbashkëta). Po kështu personat që djersijnë dhe lëkurat e yndyrosura, banakierët dhe persona të tjerë të shërbimit që mbajnë duart në ujë për kohë të gjatë, diabetikët dhe pacientët me imunodifiçencë, pacientet me patologji të lëkurës (portë hyrje) dhe ata që përdorin për kohë të gjatë pomada me përmbajtje kortizonike, janë të predispozuar të preken nga infeksionet mykotike. Ndërsa moshat e treta preken më tepër se pjesa tjetër e popullatës nga mykozat e thonjve.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.