MENU
klinika

"E dua atdheun, por s’largohem që këtu!"

Shqiptarja që jeton në Izrael rrëfen si nisi sulmi i Hamasit

09.10.2023 - 17:28

Irena Stein – Steinova, një shqiptare që jeton në Izrael, ka rrëfyer për Radion Evropa e Lirë se si i ka përjetuar sulmet e grupit militant palestinez, Hamas, që nisën më 7 tetor.

Ndërsa raportohet për shqiptarë të tjerë të ngujuar në Izrael, Irena thotë se nuk e ka në plan të largohet, edhe pse thekson se e do shumë Shqipërinë.

Ajo tregon se nuk del nga shtëpia, pasi ekziston rreziku se mund të vijnë terroristët që kanë çarë kufirin dhe janë futur në tokën izraelite.

“Shumë e dhimbshme dhe shumë e trishtueshme. Sulmi filloi të shtunën në 6 e 30, ditë pushimi dhe ditë feste. Në Izrael nga ana fetare është festa e gëzimit të biblës. Dëgjojmë sirenën dhe u futa ku duhet me u mbrojt sipas udhëzimeve që na ka dhënë ushtria.

Jeta vazhdon në një profil më të qetë dhe më të ulët. Unë si individ nuk dal sepse ka alarm se mund të vijnë terroristet që çanë kufirin dhe kanë hyrë në Izrael dhe nuk dua të përballem me një ngjarje jo të këndshme.

Shqipërinë e dua, në qershor isha, por tani për tani jetoj në Izrael dhe vura në dukje në fillim që nuk jam njeri që nuk ndikohem nga frika. Nuk kam frikë”, tregon Irena.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vazhdon dhuna në Rripin e Gazës

Përleshjet Izrael-Hamas/ 8 të vrarë

“Politika e vuvuzelave ka parakaluar çështjen kombëtare”

Ditmir Bushati: Të miratohet njëzëri rezoluta për Kosovën