MENU
klinika

Ambasadorja greke në Gjykatën e Durrësit

Fredi Beleri kërkon leje për t’u betuar si kryebashkiak

10.10.2023 - 11:56

Në Gjykatën e Durrësit pritet që të fillojë paraditen e së martës seanca për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Pranë ambienteve të Gjykatës ka mbërritur ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, Konstantina Kamitsi.

Kujtojmë se kërkesa e Belerit për leje të posaçme nga burgu për t’u betuar si kryebashkiak para këshillit të Bashkisë Himarë, shqyrtohet sot në Gjykatën e Durrësit.

Përmes kësaj kërkese, Beleri ankimon vendimin e Drejtorisë së Burgjeve, që i refuzoi lejen, që do t’i mundësonte marrjen e detyrës së kryebashkiakut.

Pas kalimit për kompetencë nga Gjykata e Posaçme në atë të Durrësit, kërkesa e tij ka kaluar një tjetër “ping-pong”, këtë herë mes gjyqtarëve.

Më 14 shtator në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vendoset kalimi për gjykim i dosjes së Fredi Belerit, i cili është nën akuzohet për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit. Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri u kap duke blerë 8 vota për 40 mijë lekë 2 ditë para zgjedhjeve, ndërsa është nën masën ‘arrest me burg’ që prej momentit të arrestimit.

Fituesi i zgjedhjeve për Bashkinë Himarë, ka bërë 2 kërkesa për leje të veçantë për t’u liruar që t’i mundësohet betimi si kryebashkiak, por burgjet kanë refuzuar. Ndërsa në Gjykatë të Lartë Beleri ka bërë 2 rekurse për të shpallur të paligjshëm arrestimin dhe përgjimet. Në seancën e 14 shtatorit pritet të jetë i pranishëm edhe vetë Fredi Beleri.

Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimit e tij të paligjshëm e politikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ishte shpresa e “fundit” për të dalë nga qelia

Çfarë vendosi Gjykata e Lartë për Fredi Belerin


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin