MENU
klinika

Analiza

Kush janë shtetet e fuqishme që fshihen pas Hamasit?

11.10.2023 - 09:30

Nga Uashingtoni në Romë, nga Brukseli në Riad, bota e bashkuar ka dënuar sulmet e papritura të nisura dje nga Hamasi kundër Izraelit. Me përjashtim të Teheranit, i cili feston sulmin e grupit palestinez. Nga Shtëpia e Bardhë presidenti amerikan Joe Biden foli për një sulm “të paimagjinueshëm”, megjithatë ka garantuar shtetin hebre se Uashingtoni është “në krahun e tij”. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thuhet se i ka zbuluar presidentit amerikan Joe Biden se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të sulmonte Rripin e Gazës. “Duhet të hyjmë brenda,” u citua të ketë thënë kryeministri nga burime amerikane dhe izraelite të cituara nga faqja e lajmeve Axios. Përgjigja e Izraelit ndaj Hamasit duket se do të jetë “një rrethim total” i Rripit të Gazës. Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant njoftoi një përgjigje ndaj sulmit të vazhdueshëm të nisur të shtunën nga Hamasi, i cili gjithashtu do të konsistojë në ndërprerjen e furnizimit me gaz, ujë dhe karburant. Nga ana tjetër, edhe Hamasi duket se i ka “krahët e ngrohtë” nga disa shtete shumë të fuqishme. Organizata terroriste palestineze, ka nevojë për burime të mëdha ekonomike dhe ushtarake që vetëm një ent shtetëror mund t’i zotërojë dhe rrjedhimisht t’i garantojë.

Financimi nga Irani

Financuesi kryesor i aktiviteteve të Hamasit është Irani. Mbështetja e Republikës Islamike për luftëtarët palestinezë ka vazhduar për dekada, pavarësisht disa pengesave për shkak të ngjarjeve kontigjente që më vonë u tërhoqën. Pasdaran mbështesin terrorizmin palestinez sepse milicët, duke vepruar si një aktor që nuk i atribuohet një shteti, luftojnë për shkatërrimin e Izraelit. Regjimi i ajatollahëve i paguan grupit të udhëhequr nga Ismail Haniyeh rreth 100 milionë dollarë çdo vit, shifër e cila, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së, ndahet mes organizatave të ndryshme ekstremiste që veprojnë në Palestinë. Megjithatë, Garda Revolucionare Islamike nuk janë aleatët e vetëm të armiqve të Izraelit.

X, formerly Twitter, amplifies disinformation amid Israel-Hamas conflict

Aleatët e tjerë

Është edhe Katari i Emir al-Thani, i cili mbështet aktivisht kauzën palestineze me gati 2 miliardë të dhëna nga viti 2014 e deri më sot në përgjithësi në ndihmë të popullsisë së Gazës, por që në realitet shërben për të paguar pagat e anëtarëve të Hamasit. Doha është vendi ku Haniyeh dhe udhëheqja politike e organizatës janë bazuar që kur Egjipti i ndaloi ata të hynin në Rrip. Një komb tjetër që dyshohet se ka injektuar kapital në arkat e terroristëve është Turqia. Në vitin 2019, banka turke Küveyt Türk përfundoi në gjykatë e akuzuar se kishte lehtësuar transferimin e parave në Palestinë, duke shkelur kështu sanksionetkundër Hamasit, i cili është i regjistruar në listën e organizatave terroriste të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, por jo në Turqi. Çështja e sanksioneve paraqet një pengesë të madhe për Hamasin, i cili për shkak të kontrolleve të Perëndimit ka humbur partnerin e tij më të rëndësishëm, Arabinë Saudite. Por dhe Hamasi arrin t’i rezistojë “izolimit” edhe falë donacioneve private dhe individuale nga bashkatdhetarët dhe simpatizantët.

Skenari se kur do të përfundojë lufta

Nga ana tjetër ditën e djeshme ka qarkulluar dhe një profeci se si do të përfundojë lufta. Ajo gjendet tek himni kombëtar, i cili është karta e thirrjes për një vend. Muzika dhe teksti zbulojnë të shkuarën, por edhe të ardhmen.  “Askush nuk do të dorëzohet kurrë derisa populli hebre të jetojë i lirë në tokën e “Sionit dhe Jerusalem”. Dhe është për këtë arsye që Hamasi dhe të gjithë armiqtë e shtetit të Izraelit duhet të qetësojnë shpirtrat e tyre: ushtria izraelite nuk do të heqë dorë nga shteti që ka ndjekur për 2000 vjet. Fjalët e himnit izraelit, të njohur në mbarë botën, janë këto: “Përderisa brenda zemrës, shpirti çifut dëshiron dhe drejt Lindjes së largët, shpresa jonë, shpresa dymijëvjeçare, për të qenë një popull i lirë në tokën tonë, tokën e Sionit dhe të Jeruzalemit, për të qenë një popull i lirë në tokën tonë, tokën e Sionit dhe të Jeruzalemit, nuk ka humbur ende.” Këtu, në atë “shpresën dymijëvjeçare” ka kuptimin e kësaj rezistence kundër të gjithëve dhe gjithçkaje të popullit hebre.