MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A kanë efekte anësore gjumëdhënësit?

11.10.2023 - 08:45

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kam probleme me gjumin dhe përdor rregullisht gjumëdhënës…

Mjeku: Përdorimi i gjumëdhënësve nuk jepet pa rekomandimin e mjekut specialist, madje duhet dhënë me recetë të veçantë pasi i gjithë grupi i gjumëdhënësve ka efektin e varësisë në organizëm.

Pra, nëse një person pretendon ta ‘zgjidhë’ problemin duke marrë gjumëdhënës në farmaci, pa rekomandimin e mjekut dhe pa zbuluar shkakun e vërtet të pagjumësisë, për një kohë të gjatë, do të vijë një moment që tek ky person do të krijohet efekti i varësisë, duke thelluar edhe më tej problemin primarë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.