MENU
klinika

Rrëfen ngjarjen

Atentati më 14 muaj/ Salvador Kaçaj: Kisha djalin në vend të parë

11.10.2023 - 09:48

Ish-kreu i komunës Shëngjin, Salvador Kaçaj ka treguar detaje nga anentati i dështuar që iu bë më 14 Maj, në ditën e zgjedhjeve. I ftuar në emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan, Kaçaj ka treguar detaje nga ngjarja ku ndër të tjera ka theksuar që arsyeja që u tremb më shumë ishte fakti që në vendin e parë të mjetit ishte i ulur djali i tij.

“Me të thënë të drejtën Blendi u tremba më shumë se kisha djalin në vend të parë. Ajo ishte arsyeja përse u tremba. Për shkak se kisha çunin. Për çudi atë ditë hera parë që hipa mbrapa dhe lash çunin përpara, sepse unë ri vazhdimisht përpara në makinë,” tha Kaçaj.

Kaçaj u shpreh se i ka shpëtuar zoti dhe falë aftësisë së shoferit për të manovruar shpejtë.

“Pra na ka shpëtuar zoti dhe falë shoferit që është një gardist i vjetër dhe veproi shpejtë,” tha Kaçaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Qeveria aktuale e ka persekutuar këtë qark!"

Flet Salvador Kaçaj: Lezha ime, Besëlidhja e PD-së!