MENU
klinika

"Inflacioni vijon të mbetet i lartë! '

FMN: Situata, një ‘re e zezë’ për ekonominë globale

12.10.2023 - 19:55

Fondit Monetar Ndërkombëtar e ka cilësuar luftën Izrael-Hamas, si një “re e zezë” në horizont që kërcënon të errësojë një perspektivë tashmë të errët ekonomike globale.

Kryetarja e FMN-së, Kristalina Georgieva, ka deklaruar se ekonomia globale ndikuar edhe nga ngjarje të tilla, po dominohet nga një rritje e dobët.

Duke folur në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Marrakech, ajo konfirmoi se “po monitoron nga afër se si evoluon situata”, veçanërisht kur bëhet fjalë për çmimet e naftës.

Dhe ndërsa ka pasur tashmë disa lëvizje në treg sa i përket çmimit të naftës, Georgieva theksoi se është shumë herët për të parashikuar ndikimin e plotë ekonomik nga konflikti.

Shumë drejtues financiarë kanë shprehur shqetësimin për shpërthimin e papritur të dhunës në konfliktin e gjatë, i cili tashmë ka marrë më shumë se 2500 jetë.

Ndër të tjera, Georgieva paralajmëroi më tej se normat e interesit do të duhet të mbeten të larta për më gjatë, sepse inflacioni mbetet i lartë në shumë vende.

Edhe përpara se Hamasi të niste sulmin e tij të paprecedentë fundjavën e kaluar, FMN po paralajmëronte se rritja globale do të mbetej e vakët për këtë dhe vitin e ardhshëm.