MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Bajamet kronike, rreziku për zemrën dhe veshkat

17.10.2023 - 12:09

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Bajamet kronike, rreziku për zemrën dhe veshkat

Mjeku: Bajamet kanë funksion mbrojtës në organizmin e njeriut, dhe duke qenë porta kryesore ku ajri i jashtëm prezantohet me organet e sipërme të frymëmarrjes, janë të prirura për t’u sëmurë shpesh. Shumë prej nesh i anashkalojnë duke i lidhur me faktorët klimaterik të stinës, por në momentin që kthehen kronike, ato mund të shkaktojnë komplikacione për organet e tjera si: infeksione të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, infeksione të veshit të mesëm dhe në format kronike, preken kockat, preken veshkat, ndodh inflamimi i muskulit të zemrës etj.

Çfarë janë bajamet dhe cili është roli i tyre në organizëm?
Në pjesën e pasme të grykës janë të vendosen dy masa indore që veprojnë si filtër, dhe quhen tonsile. Ata kanë funksion mbrojtës pasi ndalojnë mikrobet që hyjnë në gojë nëpërmjet rrugëve të ajrit dhe shkaktojnë infeksione. Këtë funksion e kryejnë me prodhimin e antitrupave ndaj kësaj gjendje e cila tek fëmijët është një sëmundje e zakonshme. Ka raste që tonsilet në vetvete bëhen infektive. Prezenca e baktereve apo viruseve bëjnë që ato të rriten dhe të inflamohen duke shkaktuar inflamacionin e bajameve.

Çfarë e shkakton sëmundjen e bajameve?
Dy janë grupet kryesore që shkaktojnë sëmundjen e bajameve, bakteriale dhe virale. Në shkaqet bakteriale vendin e parë e zë streptokoku betahemolitik që zakonisht ky lloj mikrobi gjendet në 15-30% të rasteve tek fëmijët, kurse tek të rriturit 5-15% të rasteve. Faktorë të tjerë janë edhe streptokoku pneumoni, elikoplazma pneumonie, stafilokokus aureus etj. Si dhe ka faktorë viral që janë adenoviruse, viruset e gripit ose virus influenc, parainfluencë, virus epsteinbar, enterovirus, virus herpes sinpleks etj. Që të ndodhi infeksioni i bajameve duhet që lufta midis faktorëve mbrojtës dhe atyre invadues të fitohet nga këta të fundit. Kjo varet nga virulenca e mikrobit, pra aftësia që ai ka për të shkaktuar sëmundjet dhe rezistenca e organizmit, që lidhet me faktorët e imunitetit (gripi ose faktorë rrethanorë si të ftotit, pluhurat, duhani etj).

Si ndikon sëmundja e bajameve ne organet e tjera?
Bajamet formohen nga indi limfoid, si të tilla nga një inflamacion i tyre ndodh shpesh prekja e organeve të afërta dhe të largëta përmes rrugëve limfatike.

Kështu mund të preken indet e organeve përreth si: infeksion veshi, sinuse, monunukleoza infektive, preket limfonodula të nënmadikulës (nënnofullës së poshtme) apnea në gjumë (duket sikur mbytesh), absesi peratonsilar, kur trajtimi me antibiotik s’është i plotë s’është i saktë, s’është i duhuri, ose kur antibiotiku nuk vepron në këtë lloj bakteri, atëherë mund të kemi edhe ndërlikime në distancë, si ethja reumatizmale, glomerulu nefritis (problemi i veshkave), poststreptokoksi (pas këtij lloj mikrobi), endokarditet (inflamimi i muskulit të zemrës) etj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN