MENU
klinika

Pse Samiti i Berlinit në Tiranë ishte dështim

Spartak Ngjela zbulon lëvizjen e gabuar që bëri Rama

18.10.2023 - 10:45

Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend dhe atë në rajon, teksa e ka ndalur theksin tek Samiti i Procesit të Berlinit i mbajtur në Tiranë dhe vizita e presidentit të Francës, Emanuel Macron në Shqipëri. Gjatë një interviste televizive, avokat Ngjela ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e quan tradhtar dhe anti-shqiptar. Po ashtu, ai akuzon BE se është kthyer në vasale e Serbisë, ndërsa Samitin e Berlinit në Tiranë e cilëson dështim.

-Avokat Ngjela, çfarë mendoni se prodhoj Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë?

Asgjë. Asgjë konkrete. Vetëm gjëra të përgjithshmen pa thënë asnjë se çfarë, fjalë të përgjithshme. Ata kanë ardhur kot, janë të shqetësuar nga marrëdhëniet e ngushta që ne kemi me Uashingtonin dhe kanë ardhur që të gënjejnë këtu. Bashkimi Europian nuk është me ne, por është me Beogradin. Hiq Gjermaninë dhe Anglinë që janë asnjëanëse, këta të tjerët janë me Beogradin, pse duhet që t’i thërriste ai këtu. Pastaj se mos Rama është me Shqipërinë.

-Pse mendoni se Bashkimi Europian është me Beogradin?

Unë njoh historinë. Ata thanë fjalë të përgjithshme, asnjë gjë konkrete. Siç duket është presioni amerikan që i solli këtu edhe erdhën u tallën. Ju nuk keni kryeministër, kryeministri shqiptar me potencë vë një datë, thotë për shembull që brenda vitit 2023 nuk na pranuat tërheqim kërkesën. Ky është kryeministri jonë, gjendja është e rëndë po s’kemi kryeministër. Asgjë nuk dhanë atje, asnjë gjë konkrete. ‘Thembra e Akilit’ e BE është se ata janë bashkim kristian, kryeministri shqiptar se di këtë po ta dijë ky është kushti. Kjo është pengesë 100 për qind për Shqipërinë, unë them është bashkim kristian. Ne jemi më evropian se këta të tjerët, por problemi është se ca thonë ata. Shqipëria po ecën përpara në kohët moderne me ndihmën e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte Kosova atje, ky është një progres, thanë ndonjë gjë ata që njohin Kosovën, jo. Janë shumë shtete që se njohin akoma.

-Si t’u duk vizita e zotit Kurti, qasja e Ramës, ai kërkoj sanksione për Serbinë, por duket se Europa nuk është e gatshme?

Ai është me Serbinë, ata nuk kanë sesi të armiqësohen, do të flasin edhe ata për politikë në terma të përgjithshme. Unë shoh deklaratën, nuk është problem se e bënë këtu samitin, por çfarë na dhanë. Ata të paktën të deklaronin se do njihej Kosova nga ato shtete që se njohin.

-Çfarë duhet që të bënte Rama në raport me Kosovën?

Rama nuk duhet të pranonte samitin nëse nuk merrte zotimin që ata do të njihnin Kosovën, ky është kryeministër. Kurti si duket nuk beson tek Rama, në fakt i pabesueshëm është ka të drejtë, si mund të krijoj një bindje kur ai thotë veriu i Kosovës është tokë e askujt. Ku mbahen këta në këtë situatë, keni marr një piktor atje që të rregullojë politikën.

-Keni një koment për vizitën e Vuçiçit në Kinë ku është edhe Putin, ndërsa liderët e Ballkanit ishin këtu?

Vajti që të bënte xheloz këta që erdhën këtu. Në pikat e deklaratës mua asnjëra nuk më bëri përshtypje janë që të gjitha të përgjithshme. Nuk janë konkrete dhe ky është faji i kryeministrit tonë. Pikat duhet që ti vendos ai, po me kë është Rama, nuk dihet se me kë është po me Shqipërinë nuk është njëherë. Kështu veprohet në një shtet që duhet që të nxjerr personalitetin e vet.  Do bëjmë këtë, fqinjësi e mirë, këto janë tallje.

-Si e sheh dialogun mes Serbisë dhe Kosovës?

Nuk bëjnë bisedime. Ka sulmuar dhe sulmi është dëm, material dhe moral. Ata sulmuan me armë, ca do bëjë ai do tallet me popullin e vet si bënë Rama me shqiptarët këtu.

-Po vizitën e Macron  në Shqipëri si e shihni, janë nënshkruar edhe  disa marrëveshje?

Kur të shoh marrëveshjet njëherë atëherë mund të flas. Më kanë thënë ekspertët e huaj, që ju shqiptarët keni një defekt sepse realizmin e konsideroni pesimizëm, por s’është në favorin tuaj, unë jam realist, jo pesimist.