18.10.2023 - 13:07
Për herë të parë në nisje të këtij sesioni politik, Rama ka marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku fokusi kryesor ka qenë buxheti i shtetit.
Kryeministri ka dhënë porosi për punën e deputetëve në Parlament, në marrëdhënie me qeverinë si dhe për organizimin e Kongresit të PS.
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se me kryeministrin Edi Rama u vendosën prioritetet e grupimit politik socialist.
“Beteja jonë e vetme është me njerëzit, të cilët kërkojnë dhe meritojnë më shumë prej nesh, ndaj do të bëjmë maksimumin për të qëndruar në koherencë të plotë me çdo kërkesë që vjen prej tyre”, tha ajo.