19.10.2023 - 10:06
Pensionistët dhe minatorët janë përplasur me policinë gjatë protestës para Kuvendit.
“Mos prek me dorë”, “Turp t’ju vijë”, u drejtohen protestuesit uniformave blu dhe gardistëve.
Ata janë ngritur në protesta për rritjen e pensioneve dhe statusin e minatorit.
Në pamje shihet momenti teksa gardistët shtyjnë të moshuarit dhe nuk i lejojnë të afrohen drejt oborrit të Parlamentit.
Protestuesit kërkojne të dalin perpara hyrjes së Kuvendit, por nuk lejohen nga Garda dhe efektivët e policisë.
Ndërkohë në orën 10:00 pritet të nisë seanca parlamentare.