MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ndikon flora bakteriale në depresion?

27.10.2023 - 08:48

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ndikon flora bakteriale në depresion?

Mjeku: Më shumë se rreth 1kg baktere popullojnë zorrët tona, e barazvlefshme kjo me peshën e gjithë trurit si dhe në zorrë ka më tepër organizma se sa ka qeliza në trupin e njeriut. Larmishmëria e gjeneve në bakteriet e zorrëve tona është rreth 100 herë më e madhe se sasia e gjenomës së njeriut. Prandaj nuk është e çuditshme që një sërë gjëndjesh psikologjike në trupin dhe trurin tonë janë ngushtësisht të lidhura me gjëndjen e mikrobiomës së zorrëve.

Aksi zorrë-tru përfshin 3 sisteme kryesore të trupit të njeriut: sistemin nervor qëndror, sistemin nervor enterik dhe sistemin tretës. Ky aks ndikon në lëvizshmërinë e zorrëve, në çlirimin e hormoneve, prodhimin e acidit dhe bikarbonateve si dhe mukusit. Aksi zorrë-tru-mikrobiota është një sistem komunikimi dydrejtimësh, i cili lejon mikrobet e zorrëve që të komunikojnë më trurin dhe trurin që të dërgojë sinjale në zorrë.

Studimet e fundit kanë drejtuar vëmëndjen te një rrugë e veçantë e nervit Vag dhe mekanizmit të komunikimit ndërmjet zorrëve dhe trurit si faktorë që ndikojnë në shprehjen e depresionit. Në një rishikim të literaturës, në 2018-ën, është parë se Ka një lidhje të fortë ndërmjet simptomave mendore që lidhen me stresin (psh. Ankthi) dhe sindromës së zorrës së irrituar (SZI). Kjo lidhje ka shërbyer si nxitje për të studiuar rëndësinë e aksit zorrë-tru. Më shumë 50% e pacientëve me SZI kanë çrregullime bashkëshoqëruese të depresionit dhe ankthit.

Këto gjetje na tregojnë se aksi zorrë-tru mund të na mësojë më shumë për të parandaluar dhe trajtuar depresionin apo çrregullime të tjera neuropsikiatrike.

Depresioni lidhet me një çekuilibër të aksit hipotalamik-pituitar-adrenal (HPA), ku aktivizimi nga citokinat (interleukina 1 dhe 6) nxit çlirimin e kortizolit, një hormon i fuqishëm i stresit. Studime të ndryshme vëshguese tregojnë një lidhje dydrejtimshe ndërmjet depresionit dhe mikrobiomës së zorrëve, e cila lidhet me çrregullimin e aksit hipotalamik-pituitar-adrenal. Përkundrazi, përmirësimi i simptomave të depresionit lidhet me rikthimin e qëndrueshmërisë së veprimtarisë së këtij aksi.

Homeostaza e zorrëve, e përcaktuar nga një popullatë tërësisht e veçantë bakteriale, mundet rrjedhimisht të jetë e rëndësishme në ruajtjen e qëndrueshmërisë së humorit.

Sipas një tjetër rishikimi të literaturës në vitin 2017 mbi ndikimin e sistemit të ushqyerjes në çrregullimet psikiatrike, e shkruar nga D.Shk. Brittany L. Mason. “Ndryshimet në popullatën bakteriale, të cilat e largojnë popullatën nga homeostaza çojnë në disbiozë dhe kjo mund të shkaktojë stres të traktit gastrointestinal; megjithatë, ndryshime më të lehta të popullatës bakteriale me shumë gjasa mund të ndikojnë në sistem, pa shkaktuar simptoma madhore të çrregullimeve gastrointestinale”, u shpreh ajo. Dr. Mason e vuri theksin te rritja e përgjigjes imunitare e ndërmjetësuar nga imunoglobulinave IgA dhe IgM ndaj lipopolisakarideve bakteriale në gjakun e pacientëve me depression, si “mbështetëse e hipotezës që përshkueshmëria e rritur intestinale është një factor në çrregullimin depresiv”.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.