28.10.2023 - 15:47
Në “Stamford Bridge” Chelsea humbi 0-2 me Brentford për javën e dhjetë të Premier League.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, ndërsa gjithçka ishte lënë për 45 minutat e dyta. Në të 58′ ishte Pinnock që zhbllokoi ndeshjen pas asistit të Mbuemo.
Në fundin e lojës, duhej ky i fundit që të shënonte për 0-2 në të 90+6 minutë për golin e dytë të Brentford.
Në stol për miqtë qëndroi portieri Thomas Strakosha, ndërsa te vendasit Armando Broja nuk është grumbulluar për javën e dytë, si pasojë e dëmtimit. Me 13 pikë, Brentford mban vendin e 10-të, duke lënë Chelsean në të 11 me 12 pikë.
Chelsea duket në krizë kur kanë kaluar dhjetë javë nga sezoni i ri.