Në “San Siro”, Lukakun e pret “ferri”, kjo është pak, por e sigurt. Autoritet po përpiqen të zbusin mikpritjen e tifozëve zikaltër teksa kanë ndalur vërshëllimat, por kjo është thjeshtë e pamundur.
Jo vetëm tifozët në shkallët e stadiumit, Lukakun e pret një sfidë e nxehtë edhe në fushë, pasi pjesa më e madhe e ish shokëve të tij nuk e kanë pritur mirë mënyrën se si Lukaku u largua nga Inter. Tifozët më të drejtë ndihen të tradhtuar, por Lukaku jo vetëm që nuk ka dhënë një shpjegim, por nuk pritet të ndryshojë sjellje sot në San Siro.
Nëse belg shënon është e sigurt që do të festojë sipas mënyrë së tij. Ndryshe nga Lukaku, për Jose Mourinho-n, një tjetër ish të famshëm nuk pritet të ketë probleme.
Tekniku portugez nuk do të jetë i pranishëm në pankinën në këtë sfidë pasi është ndëshkuar me karton të kuq, por Mourinho nuk do të jetë as në tribune. Trajneri i Romës ka vendosur që këtë sfidë ta ndjek së bashku me një pjesë të stafin në autobusin e ekipit, vetëm pasi të përfundojë sfida do të futet në San Siro.