MENU
klinika

Tetori i Librit

Margariti: Nxënësit interes për funksionimin e bibliotekave dhe ruajtjen e librave

04.11.2023 - 11:55

Gjatë Tetorit të Librit rreth 600 nxënës të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare publike dhe jo-publike të Tiranës kanë vizituar Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe Qendrën e Librit “Sotir Kolea”.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila tha se “nxënësit janë kureshtarë për të njohur dhe mësuar më shumë se si funksionojnë bibliotekat, si ruhen librat dhe si mund të shfrytëzohet informacioni”.

Margariti theksoi se “nxënësit e shkollave të mesme “Jordan Misja”, “Ismail Qemali”, shkollat e ciklit 9-vjeçar “Pjetër Budi”, “Ibrahim Hima”, shkollat jopublike “Turgut Ozal”, “Woodrow Wilson”, “Aristotel”, “Ylber, “New York”, etj., kanë ndjekur me interes programet “Aftësim në Media dhe Informacion” dhe “Miqtë e librit”, të cilat zhvillohen nga specialistët e bibliotekës”.

Nxënësit bashkëbiseduan me specialistët, duke zbuluar se bibliotekat janë mjedisi më i sigurt për marrjen e informacionit të saktë dhe të kontrolluar.

Këto programe, zhvillohen prej vitesh në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë janë kthyer në një traditë të mirë për të afruar fëmijët dhe të rinjtë me bibliotekën dhe librin.

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët