“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përse duhet të jemi esëll për analizën e gjakut?
Përgjigjet mjeku: Këshillohet që kur të bëni analizën e gjakut të jenëi esëll. Pra do të thotë që në 8 orët e fundit apo gjatë natës as të mos keni ngrenë e pirë gjë, përveç ujit. Kjo pasi ushqimet dhe pijet përthithen në gjak dhe mund të ndryshojnë disa parametra.
Megjithatë kjo është relative dhe varet nga parametri që do analizohet. Në rastin e hemokromës nuk është i nevojshëm të jesh esëll. Ndërsa për të vlerësuar vlerat e glicemisë duhet të keni ngrënë apo pirë për herë të fundit 8 orë para tek të rriturit dhe 3 orë për fëmijët.
Nga ana tjetër, esëll për katër orë është e mjaftueshme për vlerat e tiroides. Për nivelin e kolesterolit këshillohet të jeni esëll për të paktën 12 orë. Një tjetër aspekt i rëndësishëm që duhet konsideruar është efekti i disa ilaçeve. Krahasuar me ushqimet disa ilaçe mund të ndryshojnë vlerat e gjakut. Mjeku është i vetëdijshëm dhe mund t’ju kërkojë ndërprerjen e ndonjë ilaçi para se të bëni analizën.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.