Si pasojë e motit të keq që ka përfshirë gjithë vendin, aksi rrugor Skuraj-Burrel është bllokuar për shkak të rënies masive të gurëve.
“Sapo njoftohemi nga Strukturat e Policisë Rrugore, Lezhë, se në aksin rrugor Skuraj -Burrel kemi rënje masive gurësh dhe bllokim të rrugës, në fshatin Shkopet. Kjo rrugë mirëmbahet nga firma GECI,u lajmëru inxhinierin e firmës mirmbajtëse dhe po marrin masa për zhbllokimin e rrugës dhe kthimi në normalitet. N/Prefekti i Kurbinit po drejton operacionin .
Gjithashtu nga N/Prefekti Mirditë njoftohemi se përroi i Zmejës ka prurje të mëdha dhe rrezikohen përmbytjet e disa banesave, në vendngjarje janë strukturat e MZSH dhe të MC, Mirditë”, thuhet në njoftim.