MENU
klinika

‘Gërdeci’

Sot seanca e radhës ndaj Mediut, merren në pyetje 4 nga 8 dëshmitarët

09.11.2023 - 13:49

Këtë të enjte po mbahet seanca e radhës ndaj ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i marrë si i pandehur nën akuzën e shpërdorimit të detyrës të kryer bashkëpunim për shpërthimin e Gërdecit.

Sot janë thirrur 8 dëshmitarë, 4 prej të cilëve kanë përfunduar dëshminë.

Të gjithë kanë qenë persona që punonin në fabrikën e demontimit të armëve atje ku ndodhi edhe shpërthimi tragjik ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën shumë të tjerë, ku të katërt kanë deklaruar se kanë qenë në kushtet e vështira të punës, në të cilën kryhej demontimi i armëve dhe nuk ka pasur asnjë siguri. Në përfundim pritet të dëshmojnë edhe katër të tjerët.

Listës së dëshmitarëve të thirrur nga prokuroria pritet t’i shtohen edhe ish ministri i Drejtësisë së kohës, Aldo Bumçi si dhe djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Edhe Mediu është kërkuar që të japë dëshminë e tij dhe pas përfundimit, prokuroria do të lexojë pretencën.