MENU
klinika

“Duan hakmarrje”

Abazoviç: Jeta ime është në rrezik, jam problemi më i madh i kriminelëve

15.11.2023 - 17:59

Ish-kryeministri Dritan Abazoviç tha në një intervistë për Nova.rs se është i vetëdijshëm se është në rrezik jeta e tij, sepse derisa ishte pjesë e pushtetit ekzekutiv është marrë me krimin e organizuar.

Sipas Abazoviç në burgun shtetëror në Spuz, emri i tij është më së shpeshti në shënjestër si problemi më i madh i kriminelëve.

Në një intervistë mediat, Abazoviç ka thënë se këta janë njerëz që kanë më shumë para se sa janë aktualisht në thesarin shtetëror të Malit të Zi dhe se është i bindur se do të duan një llojhakmarrje, por kjo nuk i shkakton ndonjë gjë të veçantë ose frikë.

Në intervistën e parë për mediat serbe dhënë pas largimit nga posti i kryeministrit të Malit të Zi, Abazovic ka folur për ardhjen në atë pozitë, momentet dhe sfidat më të vështira me të cilat është përballur, se çfarë mendon për akuzat se është “tradhtar i fitorja elektorale e arritur më 30 gusht 2020”, është ai që “ngriti” aferën Milojko Spajiç, si dhe pse ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç nuk u arrestua gjatë mandatit të tij.

Abazoviç, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë mendon se disa thonë se e tradhtoi fitoren që nga viti 2020, në momentin kur u bë kryeministër, tha se nuk mendon kështu dhe se është shumë e qartë se çfarë ka ndodhur.

“Unë e kam pensionuar Milo Gjukanoviçin, e kam rrëzuar plotësisht politikën e tyre, e cila në atë kohë ishte jashtëzakonisht e djathtë dhe kërcënuese dhe tani nuk është më. I eliminova plotësisht shtyllat mbi të cilat mbështetej pushteti i tyre. Këtë e ka treguar koha. Qeveria e pakicës duhej bërë për disa arsye”, tha ai.

Ai shtoi se qeveria në atë kohë nuk kishte mbështetjen e parlamentit dhe nuk mund të vendoste sanksionet që na kërkuan nga partnerët tanë ndërkombëtarë pas fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës.