“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si të evitojmë dhimbjet e spondiliartrozës
Mjeku: Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës. Duhet të bëni në darkë dush me temperaturë mesatare. Duhet të evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të lartë.
– Pirja e çajrave të ndryshëm, veçanërisht me mente, bën mirë për sëmundjen. Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë. Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në mënyrë që ato të përshtaten me masën e qafës.
– Kurimi i sëmundjes ka për bazë kortizonin. Për të hequr dhimbjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol dhe aspirina.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.