MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A mund të zbulohen defektet e lindura të zemrës në moshë madhore?

23.11.2023 - 11:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A mund të zbulohen defektet e lindura të zemrës në moshë madhore?

Mjeku: Arsyet pse mund të keni vështirësi në frymëmarrje kur ngjisni shkallët ose bëni ushtrime mund të jenë nga më të shumtat. Në raste të rralla, të rriturit mund të zbulojnë që një faktor potencial mund të jenë defektet e lindura të zemrës të pa diagnostikuara më parë.

Ekspertët vlerësojnë rreth 1 në çdo 150 të adultë jeton me një sëmundje të lindur të zemrës. Shumica marrin trajtim kur janë shumë të vegjël, shpesh që bebe. Por në raste të rralla, njerëzit nuk e zbulojnë se kanë një defekt deri shumë më vonë në jetë.

Kjo ndodh më shumë midis atyre që kanë lindur para se spitalet të fillonin analizat rutinë të niveleve të oksigjenit në gjak në të gjithë të porsalindurit (duke përdorur puls-oksimetrin). (Ky test rutinë u miratua nga Akademia Amerikane e Pediatrisë, Shoqata Amerikane e Spitaleve dhe Kolegji Amerikan i Kardiologjisë në vitin 2010 megjithëse përdorimi i tij filloi rreth një dekadë para këtij rekomandimi.)

Nuk është për t’u habitur, gjetja dhe trajtimi i një defekti në zemër mund të ndryshojë jetën tuaj.

Cilat simptoma mund të sinjalizojnë një defekt në zemër?

Ka shumë defekte të lindura të zemrës, por janë disa nga këto që ka shumë të ngjarë të neglizhohen në fëmijëri. Këto përfshijnë stenozën (një ngushtim të valvulës së zemrës) dhe defektin e septumit atrial (një vrimë në murin e zemrës).

Ka simptoma që mund t’ju tërheqin vëmendjen për një problem të pa diagnostikuar të zemrës. Këto përfshijnë:

– Vështirësi në frymëmarrje
– Palpitacione
– Ndjesi të fikëti
– Ritëm jonormal i zemrës
– Trazira të barkut
– Fryrje ose ënjtje në pjesën e poshtme të këmbëve që nuk zgjidhet me ngritje e këmbëve lartë
– Gishtat blu pas sforcimit

Vështirësia në frymëmarrje, veçanërisht gjatë stërvitjes, është treguesi më i zakonshëm i një problemi kongjenital të zemrës.

“Për shumicën e njerëzve, toleranca bëhet më e mirë ndërsa vazhdoni të ushtroni,” thotë ajo. “Por nëse keni një defekt të lindur të zemrës, kjo nuk ndodhë.”

Një grua zbuloi se kishte anomali të Ebstein (një valvul në anën e djathtë të zemrës nuk mbyllet siç duhet) në moshën 75 vjeçare. Ajo mendonte se ishte “normale” të mbetej pa frymë pasi të ecje vetëm disa metra, sepse kishte qenë gjithmonë kështu për të.

Shumë të rritur që zbulojnë një defekt në zemër raportojnë se kanë gjithmonë marrje fryme, por thjesht me kohën kanë mësuar ta kompensojnë atë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.