MENU
klinika

"E kam këshilluar, por..."

Nis seanca në GJKKO, flet Erzen Breçani: Jam në burg prej djalit!

23.11.2023 - 13:57

Erzen Breçani në seancën në GJKKO ka thënë se në burg ka përfunduar prej djalit të tij.

Para trupës gjykuese ia ka deklaruar se e ka këshilluar të birin, Eralbi Breçani që të mos merrej me gjëra të paligjshme. Ndërsa ka thënë se vetë i ka shërbyer shtetit edhe duke vënë jetën në rrezik.

“Nëse jam në burg jam prej djalit. E kam këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme. Nuk e di ca ka bërë nuk kam prova me ca merret im bir. Vetë i kam shërbyer këtij shteti, ku kam vënë edhe jetën në rrezik. Kam zhvilluar aksione dhe kam arrestuar njerëz te botes se krimit”-është shprehur Breçani.

Seanca në GJKKO po zhvillohet për Erzen Breçanin, Dedan Gjonin, Bujar Ajezin, Besmir Muratin të cilët akuzohen nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal për trafik droge dhe plane vrasjesh. Seanca nisi me vonesë pas kërkesës së avokatëve për më shumë kohë për t’u njohur me dosjen.

Breçani akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash. Bujar Germizi, një emër i njohur i botës së krimit në Kukës, në bashkëpunim me shefin e Krimeve Dedan Gjoni dhe Besmir Mustati dyshohet se tentuan të vrisnin dy vëllezër që jetonin në Britaninë e Madhe, për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

SPAK lëshoi 11 urdhër-arreste për grupin kriminal, nga të cilat u ekzekutuan 5 prej tyre duke arrestuar ish drejtori ne policisë së Tiranës Erzen Breçanin nën akuzën e sigurimit të mjeteve për grup kriminal, Dedan Gjonin shef të krimeve në komisariatin numër 6 i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me Bujar Germizin dhe Besmir Muratin për planin e vrasjes së dy vëllezërve që jetonin në Britani të Madhe.

Ndërkohë gjashtë persona janë shpallur në kërkim: Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit, biznesmeni Ervin Mata, vëllai i gruas së Eralbi Breçanit; Albert Prenga; Ismail Zeneli; Bajram Grabova e Artan Sulejmani. Ndërkohë është caktuar masë sigurie detyrim me paraqitje për Jonida Babameto me detyrë oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dosja hetimore e grupit të arrestuar me urdhër të SPAK

Breçani dhe banda e policëve, del në gjyq

Tentoi eliminimin e dy vëllezërve shqiptarë në Britani

I ‘forti’ i Kukësit transportohet nën masa sigurie drejt Tiranës

"Mos fol në sy të tij punë droge se është i infiltruar i policisë"

Erzen Breçani mëson të birin si të komunikojë me Ervin Matën