MENU
klinika

Shqiptarja nga Kosova synon rekord Guiness

Flamuri kuqezi më i madh me origamë

28.11.2023 - 12:59

Arbnora Fejza-Idrizi nga Skënderaj realizoi flamurin kombëtar shqiptar më të madh ndonjëherë me origamë. Flamuri u realizua në një sallë sporti në qytetin e Skënderajt rreth 50 kilometër larg kryeqytetit kosovar, Prishtinës.

Flamuri përbëhet prej 120 mijë letrave origami, secila në formë piramidale.

Arbnore Fejza-Idrizi tha për Anadolu se e realizoime ndihmën e 70 nxënësve nga medreseja “Alauddin”, të cilët palosën rreth 50 mijë letra në formë piramidale, ndërsa rreth 70 mijë letra të tjera ajo i bëri vetë dhe me ndihmën e disa familjarëve të saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për herë të parë organizohet “Parada e shqiptarëve”

Shqipëria feston 111-vjetorin e Pavarësisë