MENU
klinika

Gazetarja Hoxha zbardh detaje të reja nga hetimi (Emrat)

“Përgjimet e SKY “djegin” zyrtarët dhe ish-zyrtarët e policisë”

28.11.2023 - 13:18

Prokuroria e Posaçme vë në sitë pasuritë e disa zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të Policisë.

Burime nga struktura antikorrupsion, konfirmojnë për gazetaren Anila Hoxha se hetim pasuror po kryhet ndaj Oltion Bistrit, ish drejtorin e forcave Operacionales, ish-shefin e Kurbinit Dritan Metaj, ish shefin e krimeve të komisariatit nr.6 Dedan Gjoni.

Hetim pasuror po kryhet edhe ndaj ish shefit i krimeve kundër personit ne Shkodër, Ardit Hasanbega. Të gjithë janë nën arrest me burg. Gjithashtu, edhe ndaj shoferit të Ardi Veliut, Sokol Idrizaj, po bëhen verifikime për pasurinë e tij.

Mësohet se prokuroria e posaçme po verifikon edhe pasuritë e disa ish zyrtarëve të tjerë të policisë mes tyre Erzen Breçani dhe një polic Arlind Ismailukaj, i kapur në hetimin e Kurbinit, ku u shpall sërish në kërkim Gezim Cela, një ish-oficer policie i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.