MENU
klinika

Reagimi i ministrit Manja

Rritet numri i të dënuarve që do të përfitojnë nga amnistia penale, drafti shkon në Kryeministri

30.11.2023 - 17:22

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dorëzuar këtë të enjte në kryeministri projektin final të Amnistisë Penale.

Në një reagim në rrjetet sociale, ministri ka deklaruar se do të rritet numri i përfituesve. Në versionin përfundimtar preken vendimet deri në datën 30.11.2023, duke e rritur numrin e përfituesve në rreth 620 të dënuar.

“Ju bëjmë me dije se ditën e sotme, date 30.11.2023, Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar në Kryeministri versionin përfundimtar të Amnistisë, ku janë reflektuar dhe rekomandimet e kërkuara nga SPAK, KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshme, duke e bërë një amnisti dhe më të plotë, nga e cila do të përfitojnë 620 të dënuar”, theksoi ministri Manja.

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA