MENU
klinika

Aplikacioni SKY ECC që ka “fundosur” disa zyrtarë policie

AMP: Kush e ka përdorur rrezikon përjashtimin, duhet ta deklarojnë

01.12.2023 - 14:36

Zbërthimi i aplikacioni Sky ECC që u bë nga autoritetet belge dhe franceze ka çuar në pranga disa zyrtare policie. Dy prej tyre janë Dedan Gjoni dhe Oltion Bistri.

Ndërkohë në një njoftim, AMP bën me dije policët që kanë përdorur aplikacioni rrezikojnë përjashtimin nga radhët e Policisë, raporton News24.

Sakaq Agjencia e Mbikëqyrjes Policore i bën thirrje që kushdo polic që ka përdorur aplikacionin, ta deklarojë.

Kjo u paralajmëruar edhe nga ministri i Brendshem, Taulant Balla pak dite me pare, i cili referuar operacionit të fundit të SPAK, ku u arrestuan disa persona, mes tyre edhe zyrtarë dhe ish zyrtarë policie, tha se çdo punonjës policie tashmë do të duhet të plotësojë një formular, ku të deklarojë nëse ka pasur apo jo telefon me SKY ECC.

“Me marrjen e detyrës nga drejtuesi i ri i AMP një prej formularëve të pastërtisë që duhet të plotësojnë të gjithë punonjësit e policisë ku deklarojnë nëse kanë pasur akses ose kanë zotëruar një telefon të tillë. Ky është një telefon i dedikuar, nuk është aplikacion. Unë nuk e gjej dot arsyen se pse një punonjës policie duhet të ketë një telefon të tillë”, tha Balla ne emisionin “Opinion”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqiptarët ndër të parët në rajon

Aplikacioni sekret që nxori zbuluar bandat e Ballkanit

"Aplikacioni SKY ka nxjerr 'zbuluar' emra politikanësh"

Gazetari Artan Hoxha merret në pyetje nga autoritetet belge