MENU
klinika

“Aksioni opozitar duhet të fokusohej te gjykata”

Ibsen Elezi: Berisha tradhtoi Kuvendin e 11 dhjetorit

01.12.2023 - 15:20

Për Ibsen Elezin, aksioni opozitar duhet të përqëndrohet te gjykata e cila sipas tij, po mban peng gjithë opozitarizmin. Në një bisedë në studion e Tirana Live në ABC Neës, Elezi komentoi edhe Kuvendin e thirrur të shtunën e dy dhjetorit nga ish kryeministri Berisha.

“Problemi thelbësor në PD është divergjenca mes kuvendit të 11 dhe 18 dhjetorit, ose kuvendit të Berishës dhe Gaz Bardhit. Është divergjencë e madhe që nuk ka pajtueshmëri. Berisha e akuzon Bardhin, si një manipulues të numrave të kuvendit. Ky problem është gjyqësor dhe duhet vënë në dukje fakti që gjykata po i bën një dëm jo vetëm PD po gjithë opozitarizmit. Nuk mund ta mbante për një kohë kaq të gjatë. Aksioni politik duhet të ishte fokusuar te ky element pse gjykata mban peng zhvillimet e opozitës. Njëri nga këto do rrëzohet nëse gjykata merr një vendim. Trysnia e rithemelimit nuk është vënë re ndaj gjykatës. Po bëjnë kërdinë për një komision hetimor, dhe po rrinë në heshtje ndaj gjykatës.

Kuvendi duhet të ishte mbajtur patjetër, pas një procesi zgjedhor që nuk mund të fajësosh Ramën për humbjen, opozita duhet të kishte thirr një kuvend për të analizuar vetveten së pari. Logjikisht në statut nëse del me rezultat të dobët, sepse Berisha premtoi fitore, duhet të ketë një analizë të thellë dhe ndryshim. Kuvendi nuk mund të bëjë votëbesimin e Berishës. Berisha ato c’ ka premtoi dhe vetë kuvendin e 11 dhjetori e ka tradhtuar” tha Elezi.

Një koment Elezi ka edhe mbi pjesëmarrjen apo jo të Gazment Bardhit në Kuvendit e dy dhjetori.

“Bardhi, është formati i politikanit që duke ardh në politikë nga katapultimi, kapja për veshi. Nuk mund t’i parashikosh në zik zaket politike, një moment përplaset me Berishën, një moment është me Berishën. Nuk e parashikon dot, nuk ka një aksion politik, mbi disa parime të caktuara. Janë lëvizje sporadike në një moment të caktuar.”- u shpreh Elezi.