MENU
klinika

Axhenda e samitit BE-Ballkani Perëndimor

Michel fton Ramën në Bruksel më 13 dhjetor

07.12.2023 - 20:32

Kreu i Keshillit Evropian Charles Michel ka derguar nje leter kryeministrit Edi Rama per te marre pjese ne samitin BE-Ballkanin Perëndimor, ftese per nje takim me 13 dhjetor te ketij viti.

Prioriteti i integrimit europian do të jetë përshpejtimi i zbatimit të reformave të nevojshme të anëtarësimit, përkushtimi i përbashkët ndaj vlerave dhe parimeve europiane, si dhe respektimi i politikave dhe vendimeve të Bashkimit Europian.

Në të njëjtën kohë, duhet të përmirësohet integrimi gradual në mënyrë që shtetet e Ballkanit Perëndimor të jenë sa më afër Bashkimit Evropian dhe qytetarët e tyre të ndjejnë përfitimet. Parakusht për këtë janë forcimi i bashkëpunimit rajonal si dhe i marrëdhënieve të mira fqinjësore.

“Takimi i liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili këtë rradhë organizohet përpara sesionit të dhjetorit të Këshillit Evropian, do të jetë një mundësi për të shkëmbyer mendime për një sërë temash të rëndësishme”, thekson Michel.