MENU
klinika

Historia e ish-ambasadorit trondit SHBA-në

Si e zbuloi agjenti i FBI-së spiunin pas disa dekadash?

08.12.2023 - 11:36

Ish-ambasadori amerikan në Bolivi është akuzuar se ka punuar si agjent sekret për Kubën për dekada. Bëhet fjalë për Victor Manuel Rocha, 73 vjeç, i cili në bisedat e tij e quajti Amerikën “armike” teksa punonte, siç tha ai, “për të forcuar revolucionin”. Dhe e gjithë kjo që nga viti 1981. Pozicioni i tij i fundit ambasador ishte në Bolivi, megjithatë Rocha është një diplomat me përvojë që ka përfaqësuar qeverinë amerikane në pozicione të ndryshme në Argjentinë, Honduras, Meksikë dhe Republikën Domenikane. Ai ishte gjithashtu anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ai ishte në Bolivi nga 1999 deri në 2002. “Ai ishte një agjent kuban për më shumë se 40 vjet dhe karriera e tij diplomatike i dha atij akses në informacione jo publike dhe aftësi për të ndikuar në politikën e jashtme,” thanë prokurorët amerikanë në aktakuzë. Sipas Avokatit Publik Merrick Garland, rasti i Rocha përfaqëson infiltrimin më afatgjatë të agjentëve të huaj në qeverinë amerikane. Në nëntor 2022, një agjent i fshehtë i FBI-së kontaktoi Rocha-n përmes WhatsApp, duke u paraqitur si një përfaqësues i inteligjencës kubane. Rocha tha se kishte një mesazh nga “një mik në Havana”. Rocha pranoi të takohej me agjentin disa herë dhe gjatë tre takimeve me agjentin sekret, tregoi shumë detaje rreth punës së tij për qeverinë kubane. Kur agjenti i fshehtë e pyeti nëse ai ishte ende me ta, Rocha u përgjigj: “Kjo është njësoj si të më bësh një pyetje nëse jam burrë,” tha ai. Në intervista, Rocha e quajti veten si shefi në epokën e rrëzimit të avionëve të vegjël. Sipas dosjeve, bëhet fjalë për rrëzimin kubanez të dy aeroplanëve të paarmatosur të organizatës Brothers for Aid, i drejtuar kundër Fidel Kastros dhe familjes.