MENU
klinika

Personalitete kulturore

Kush janë ata që u nderuan me çmimin ‘’Imazhi kombëtar”?

24.12.2018 - 15:36

Dy personalitete të njohura, piktori Reshat Ahmeti dhe arkitekti Gajur Kadriu vlerësohen me çmimin “Imazhi kombëtar” në Tiranë.

Këto çmime u dhanë në në Festivalin e 16-të të organizuar nga Forumi Imazh dhe Media në Tiranë.

Ndër figurave të shumtë që u vlerësuan spikatën në ceremoninë e organizuar në Akademinë e Shkencave në Tiranë personalitete të shquara shqiptare si psh., përkthyesi i njohur Robert Shvarc hebreu-shqiptar i famshëm që jetën ia dedikoi përkthimeve dhe fushës së kulturës dhe si një nga përkthyesit më të mirë në Shqipëri, gazetarja Alma Çupi, historiania Eleni Kocaqi e cila ka kohë që këmbëngul në aspektet e së drejtës dhe historisës së popullit shqiptar, profesori i UP, studiuesi në fushën albanologjike sidomos në fushën e gjuhës Ahmet Kelmendi, Ahmet Bektashi si humanist, profesor Migena Arllati dhe fondacioni “Dritat e shkëlzenit”.

 

Në seksionin shkencor kushtuar Shqipërisë dhe marrëdhënieve të saj me vendet fqinje pati disa ligjërata nga pedagogë të njohur dhe akademikëve të trevave mbarëshqiptare.

Për raportet me fqinjët foli Kryetari i Forumit Imazh dhe Media, Doc.dr. Astrit Memia, ku ligjërata u përqendrua tek raportet historike.

Milaim Fetai solli një këndvështrim të marrëdhënieve midis shqiptarëvve dhe maqedonase, aq të përfolura kur vjen puna e nacionalizmit ballkanik.

Profesoreshë Eleni Kocaqi mbajti referatë për marrëdhëniet e komplikuara shqiptaro-greke kurse ambientalisti i njohur Sazan Guri trajtoi në ligjëratën e tij ‘’Të drejtën e detit’’.

Më pas organizmi kulmoi në ndarjen e çmimeve për personalitete të fushave të ndryshme nga të gjitha trevat shqiptare.