MENU
klinika

Në moshën 39 vjeçare

Giorgio Chiellini tërhiqet nga futbolli

12.12.2023 - 16:28

Mbrojtësi aktual i Los Angeles Galaxy, Giorgio Chiellini do të njoftojë tërheqjen nga futbolli i luajtur në moshën 39-vjeçare. Italiani ishte ndër mbrojtësit më të famshëm në epokën e tij, duke luajtur për gjigantët e Serie A Juventus për 18 vjet.

Ai ndihmoi klubin nga Torino për nëntë tituj radhazi në Serie A , si dhe pesë Kupa të Italisë. Ai bëri 117 paraqitje për kombëtaren italiane dhe fitoi Kampionatin Evropian në 2020.

Në vitin 2022 ai iu bashkua klubit Los Angeles në SHBA dhe i udhëhoqi ata drejt një dopietës historike të kampionatit dhe Kupës MLS në sezonin e tij të parë. Në vitin 2023 skuadra arriti në MLS Cup për sezonin e dytë radhazi, por ata u mundën nga Columbus.

Përpara ndeshjes, Chiellini u tha gazetarëve se përplasja me Columbus mund të jetë ndeshja e tij e fundit: “Duhet të kuptoj se çfarë duhet të ndjek: kokën, zemrën dhe këmbët e mia, shumë thirrje të ndryshme . Mund të jetë ndeshja ime e fundit, do të shohim”, tregoi ish-numri tre i Juves.