13.12.2023 - 13:55
Një 18-vjeçar nga Rumania është arrestuar nga policia në Shkodër.
Në pranga ra 18-vjeçari N. (I.) D., banues në Shkodër, i cili shiste doza cannabisi, në lagje të ndryshme të qytetit të Shkodrës, si dhe posedonte armë të ftohtë.
18-vjeçari u kap në flagrancë, në lagjen “Qemal Stafa”, teksa posedonte një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza.
Dozat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një armë të ftohtë (dorezë metalike) që iu gjet në momentin e arrestimit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.