MENU
klinika

Identifikohet autori

Detaje të reja mbi atentatin ndaj 42-vjeçarit në Tiranë

15.12.2023 - 15:18

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në “Don Bosko”, ku 42-vjeçari Rudolf Zefi ishte shënjestra e një atentati.

Policia ka arritur të identifikojë autorin, i cili raportohet se është 32-vjeçari Andrea Bregasi. Bregasi është shpallur në kërkim, teksa mësohet se ai është fqinj i Rudolf Zefit. Po ashtu, raportohet se ai ka pak kohë që ka dalë nga burgu, pasi ishte dënuar për një grabitje me armë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:45 në rrugën Don Bosko, ku një person ka qëlluar me armë në drejtim të makinës që drejtohej nga shtetasi Rudolf Zefi.

Ky i fundit është shprehur se nuk ka pasur konflikt me askënd dhe ka qenë i vetëm më makinë, ndërsa autori ka qenë duke lëvizur në këmbë.

Strukturat e DVP Tiranë, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore, dhe informacioneve të marra nga inteligjenca policore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Andrea Bregasi, i ditëlindjes 09.12.1992, banues në Tiranë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Pas të shtënave, makina e shënjestrës u largua me shpejtësi dhe..."

Atentati me armë zjarri në Tiranë, dëshmitarët rrëfejnë tmerrin


U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve