MENU
klinika

Edmond Sulaj nën hetim

Vettingu në polici, nis seanca për drejtorin e Policisë së Shkodrës

18.12.2023 - 10:55

Nga dita e sotme ka rinisur vettingu në Policinë e Shtetit, e cila do të kryhet nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Seanca e parë publike do të jetë për drejtorin e policisë së Shkodrës, Edmond Sulajn.

Kujtojmë se dje Ministria e Brendshme, përmes një njoftimi sqaroi se seancat do të jenë publike dhe do të kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë AMP.

Gjithashtu u njoftua se janë 3 drejtues të lartë të Policisë dhe AMP që do të përballen me gjetjet e Trupës Vlerësuese dhe se seancat publike do të mbahen në sallën e konferencave të Ministrisë së Brendshme dhe janë të hapura për publikun e median.