MENU
klinika

Sqaron gazetarja Lala

Pse nuk mund të këtë “arrest me burg” për ish-kryeministrin

18.12.2023 - 23:17

Gaetarja Klodiana Lala thotë se nuk mund të ketë arrest me burg për Sali Berishën, për të cilin Këshilli i Mandateve miratoi kërkesën e SPAK që i hap rrugë arrestimit të tij.

E ftuar në emisionin “Open” në News24, Lala citoi kërkesën e SPAK, ku thuhet “heqje lirie, arrest me burg/ arrest shtëpie”.

Sipas Lalës, për Berishën nuk mund të vendoset arresti me burg për shkak të moshës.

“Kuvendi i Shqipërisë në rastin e zotit Tahiri thotë dhënin e autorizimit për kontrollin personal dhe të banesës. Edhe për rastin Berisha nëse SPAK do të kishte kërkuar kontrollin personal dhe të banësës automatikisht është e obliguar nga ligji të shkojë të kërkojë autorizimin në Parlament.

SPAK thotë heqje të lirisë arrest me burg/ arrest shtëpie. Pyetja që shtrohet për të gjithë: A ka arrest me burg për Sali Berishën? Jo nuk mund të ketë, për shkak të moshës.

Ligji thotë se nëse nuk janë krime të rënda, nuk mund të këtë arrest me burg. Në rastin konkret, meqë duan ta përdorin si precedent, pika e parë është që për zotin Tahiri është dhënë ky momenti këtu, momenti i parë”, tha Klodiana Lala.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Akuzat për korrupsion pasiv dhe larje parash

Klodiana Lala zbardhi dosjen e SPAK, reagon Jamarbër Malltezi

SPAK: Nuk banon në adresën që na ka dhënë

“Gërdeci”/ Shkëlzen Berisha s’paraqitet në seancë!


U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve