“Ndëshkimi i Berishës është shumë afër”, kështu shprehet në një intervistë televizive juristi Romeo Kara.
Ai theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha ka cënuar sigurinë juridike dhe se duhet t’i drejtohej gjykatës së Lartë për pavlefshmërinë e akteve.
“Nuk mund t’i japë vetes drejtësi, është vetëm gjykata. Berisha kërkon të krijojë destabilitet politik. Berisha ka qenë një person që ka nënshtruar njerëz në Shqipëri në kundërshtim me ligjin. Nuk ka asnjë shans që të frenojë SPAK, nuk shoh që do të tërhiqet. Besoj se provat janë dhënë”, ka thënë ai.
Gjatë kësaj interviste gjithashtu ai tha se ish-kryeministri Sali Berisha i ka lejuar vetes të jetë mbi ligjin.
“Për mua ka shkelur të gjitha kodet. Një jurist nuk mund të thotë nuk kishte prova, kur provat i kemi parë. Ndaj edhe janë vënë këto masa. Mendoj që është shumë afër komunikimit të akuzës, faktet e mbështetura në prova e ka shumë të vështirë të dalë në një moment pandëshkueshmërie, pasi ky person i ka shkelur ligjet”, u shpreh juristi.
Sa i përket thirrjeve të Berishës për protesta, ai theksoi se nuk do të sjellin asgjë dhe se për herë të parë do të bëhet ndëshkueshmëria e shumëpritur.
“Të bëjë çfarë të dojë, të shkojë në qiell apo të futet poshtë tokës, nuk do t’i shpëtojë ligjit. Kemi mbi 30 vite që shohim pandëshkueshmeri dhe për herë të parë do ta kemi një të tillë dhe Berisha nuk duhet të mërzitet për këtë”, përfundoi ai.