Më shuma se gjysma e qytetarëve shqiptarë vlerësojnë kreun e SPAK Altin Dumani si zyrtarin më me ndikim në jetën e vendit gjatë vitit 2023. Kështu sipas sondazhit të përmuajshëm të Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin e mirënjohur Eduard Zaloshnja, qytetarët e pyetur se kush nga 10 zyrtarët/politikanët që kanë patur më shumë ndikim në jetën e vendit gjatë këtij viti, 50.1% e shqiptarëve kanë thënë Altin Dumani.
Pas kreut të SPAK, vjen kryeministri Edi Rama, për të cilin mendojnë 25.2% e të anketuarve se ai është njeriu më me ndikim në 2023. Një tjetër emër në fushën e zbatimit të ligjit renditet i treti, i cili është drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, i cili shihet nga 9% e të anketuarve si zyrtar me ndikim në jetën e vendit.
Shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec, vrasja e 4 protestuesve më 21 janar 2011, si dhe afera e privatizimit të ish-kompleksit sportiv ‘Partizani’ ishin çështjet më të rëndësishme që po heton SPAK sipas qytetarëve.