MENU
klinika

Sulmi në Pragë, eksperti Karamuço bën paralajmërimin e frikshëm

“Edhe në vendin tonë ekziston një kontigjent me çregullime të rënda mendore, duhet të përgatitemi…”

22.12.2023 - 19:14

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço duke marrë shkas nga ngjarja në Pragë ku mbetën të vrarë 15 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë ka ngritur alarmin duke thënë se në vendin tonë ekziston një kontigjent të rinjsh me probleme të rënda çrregullimesh mendore që mund të kryejnë sulme si ai i Çekisë.

Karamuço thotë se në shkollat tona duhet bërë urgjentisht trajnim për tu mbrojtur nga akte të tilla kriminale.

Sipas tij, nxënës, studentë, mësues dhe pedagogë duhet të mësojnë rregullat standarde të sigurisë në këto raste.

Eksperti shton se, Policia e Shtetit, Renea dhe Patrullat e Përgjithshme duhet të përgatiten për këto skenare.

“Në vendin tonë ekziston një kontigjent të rinjsh me probleme të rënda çrregullimesh mendore, që mund të kryejnë sulme si ai i Çekisë dhe Serbisë.

Në shkollat tona duhet bërë urgjentisht simulim/ trajnim për mbrojtjen nga akte të tilla kriminale.

Nxënës, studentë, mësues dhe pedagogë duhet të mësojnë rregullat standarde të sigurisë në këto raste.

Policia e Shtetit, Renea dhe Patrullat e Përgjithshme duhet të përgatiten për këto skenare”, shkruan Karamuço.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!