MENU
klinika

“Homeland Justice”: Kemi marrë në dorë të dhënat e shqiptarëve

Hakerohet kompania telefonike “One Albania”!

25.12.2023 - 14:09

Grupi iranian i hakerave “Homeland Justice” kanë sulmuar kopaninë e telefonisë shqiptare “One Albania”. Njoftimin e kanë bërë në rrjetin e tyre “Telegram”, ndërsa thonë se kanë fshirë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura.

Sipas tij, këto të dhënë tepër të rëndësishme do të publikohen së shpejti, duke cënuar privatësinë e abonentëve të kësaj kompanie.

“Tashmë kemi vërtetuar se kthetrat e shqiponjës janë aty ku i përket harabeli”, thuhet në mesazhin e hakerave.

“Misioni ka filluar (DDMC)

Albanian Mobile Communications (AMC) u hakerua nga Drejtësia e Atdheut. Injorimi i “paralajmërimeve tona humanitare” u kushtoi gjithë këtë politikanëve tuaj të korruptuar. Por mos u mashtroni. Kjo do të vazhdojë derisa ta pastrojmë plotësisht vendin nga terroristët.

Në këtë operacion, të marra së bashku, u fshinë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura, dhe të dhënat e rëndësishme do të publikohen së shpejti.

Ne kemi dashur vetëm të përcjellim një mesazh. Shpresojmë se ka funksionuar!

“Tashmë kemi vërtetuar se kthetrat e shqiponjës janë aty ku i përket harabeli”, shkruajnë hakerët në mesazhin e tyre.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!